Kundërsulmi i nisur nga Ukraina ndaj forcave Ruse si duket po ndryshon pozicionet e luftës, në një kohë që palët thonë se janë afër arritjes së një marrëveshjeje.

Mykhailo Podoliak, këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se kundërsulmi i Ukrainës ndaj Rusisë “ndryshon rrënjësisht dispozitat e palëve”.

Forcat ajrore të Ukrainës thonë se kanë shkatërruar aeroplanë luftarakë rusë dhe kanë rrëzuar raketa, ndërsa ushtria e saj ka shkaktuar “goditje shkatërruese” në grupet e trupave ruse. Këto janë pretendimet e palës ukrainase.

Podolyak është një nga negociatorët në bisedimet e paqes që po zhvillohen me Rusinë. Ai thotë se ka “kontradikta” gjatë bisedimeve, por “sigurisht ka edhe hapësirë ​​për kompromis”.

/abc