“Ka shumë mënyra për të ndihmuar Ukrainën, por më e rëndësishmja është të mos qëndrojmë indiferentë, luani ndeshjen tuaj, nuk është e rëndësishme nëse është e vogël apo e madhe. Ukraina në këto momente ka nevojë për çdo gjë. Edhe rrjetet sociale janë një instrument shumë i rëndësishëm, mbi të gjitha për brezat e ri, duhet ta ndalojmë këtë luftë tani”.

Ky apel vjen nga legjenda e futbollit ukrainas, Andrij Shevchenko i cili shton: “Ajo që Rusia po bën në Ukrainë nuk është një operacion ushtarak, po vret civilë. Zemra ime është e shkatërruar, por jam shumë krenar për ukrainasit, për mënyrën se si vendi im po mbron demokracinë, presidenti jonë i ka bashkuar të gjithë pasi duhet të ndalojmë këtë luftë, duhet ta bëjmë tani”, shtoi ndër të tjera Shevchenko.
(BalkanWeb)