Ky është momenti kur familjarët e viktimës Pjerin Xhuvani identifikojnë viktimën i cili mbeti i vdekur pas shkëmbimit të zjarrit nga persona të paidentifikuar.

Dyshohet se konflikti ka nisur pasi një anëtarë i Partisë Demokratike së bashku me drejtuesin politik të qarkut, Gazmend Bardhi kanë ndaluar një automjet në të cilin ndodhej viktima dhe të plagosurit të cilët dyshohet se po shpërndanin para për blerjen e votave.

Në vendin e ngjarjes ku është ekzekutuar Pjerin Xhuvani, kanë shkuar edhe drejtuesi politik PD-së në Elbasan, Gazmend Bardhi dhe kandidati i PD-së, Luçiano Boçi. Prania e tyre në skenën e krimit lidhet edhe me faktin se shumë pranë vendit të ngjarjes ndodhen edhe zyrat elektorale të PD-së