Autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur sot në Elbasan është një ish-efektivi i forcave RENEA. Tvklan.al, mëson se autori i dyshuar është Arber Paplekaj, i cili ka qenë pjesë e forcave RENEA dhe është larguar pak kohë më parë nga këto struktura.

Ndërkohë mësohet se autori është vetëdorëzuar në polici dhe tashmë do të nisë marrja e tij në pyetje.

Nga ana tjetër forca të shumta policie ndodhet në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për zbardhjen e saj.

Qyteti i Elbasanit u trondit këtë mesditë ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë.