Ndërkohë që mbetet e ndërprerë seanca plenare gjatë ditës së sotme, ish-kryeministri Berisha dhe deputetët që e mbështesin vijojnë fjalën e tyre nga Facebook-u.

https://youtube.com/watch?v=W8jQFNgfgaY%3Ffeature%3Doembed

Berisha tha se askush nuk mund ta ndalte, sepse tashmë ishte mrekullia Facebook që u lejonte të flisnin me shqiptarët, elektoratin dhe ndërkombëtarët.

“Ja iku dhe Xhaçka, investitorja jonë strategjike. Kjo është ministrja investitore strategjike”, tha Berisha duke iu drejtuar më pas Ulsi Manjës.

“Ulsi, vetëm dy mushka kanë mbetur pa u punësuar në fshatin tënd, prandaj bëhesh badigardi Ramës ti. Prandaj të sjell ty si binjak të Spiropalit”, tha Berisha duke kërkuar fjalën. /abcnews.al