Zgjedhin degët sociale!

Nëse dikur maturantët elbasanas kanë pasur si prioritet ndjekjen e një dege  të profilit mjeksor apo edhe të inxhinjerisë, këtë vit duket se preferencat e tyre kanë ndryshuar.

Për Egnatian News maturantët thonë se janë duke menduar alternativë të cilat shkojnë kryesisht drejtë degëve sociale.Sa i takon universitetit edhe kjo ka pësuar ndryshime pasi ata duan të zgjedhin degë që ofrohen në universitetet e kryeqytetit.

Sa i takon traditës së zgjedhjes së degëve të mësuesisë kjo duket se tashmë nuk është në preferencat e maturantëve elbasanas. Gjithnjë e më pak këta të fundit, po zgjedhin të bëhen mësues dhe një  një nga faktorët është vendosja e kriterit të mesatares për të studiuar një degë të tillë.