Ushtria zvicerane ka ndaluar përdorimin e WhatsAppSignalTelegram dhe aplikacioneve të tjera që ofrojnë komunikimin e enkriptuar për të gjithë personelin e saj, sipas raportimeve të fundit nga Associated Press. Stafi është udhëzuar për të përdorur aplikacionin e krijuar në këtë vend të quajtur Threema.

Ky njoftim u bë i ditur përmes një letre të dërguar drejt stafit kryesor të ushtrisë në dhjetor, dhe arsyeja kryesore e ndalimit të përdorimit të aplikacioneve të huaja ishin shqetësimet mbi privatësinë, pasi autoritetet në Washington mund të fitojnë akses në të gjitha të dhënat e kompanive nën juridiksionin amerikan, siç përshkruhet në US Cloud Act.

Ky akt detyron të gjithë ofruesit e shërbimeve nën juridiksionin e SHBA të bashkëpunojnë në rastin e shfaqjeve të mandateve të kërkimit, pavarësisht vendndodhjes së serverave.

Si një kompani zvicerane pa server në SHBA, Threema nuk është e detyruar t’i ofrojë akses autoriteteve amerikane mbi të dhënat e përdoruesve.

Pas mbrojtjes strikte të privatësisë të mandatuar nga European GDPR Regulations, korporatat multinacionale dhe mbështetësit e ruajtjes së privatësisë apeluan që të dhënat e ruajtura në Evropë të jenë larg sistemit gjyqësor të SHBA.