Janë të shumtë fermerët që këtë vit po vuajnë mungesën e tregut për shitjen e vajit të ullirit. Mbiprodhimi ka krijuar kaos pasi mungon tregu i brendshëm për shitje ndërsa eksportet vijojnë të jenë në sasi të ulëta.

Në tregun e brendshëm informaliteti vijon të mbetet i lartë për sektorin prodhues të vajit të ullirit pasi shumë fermerë e tregtojnë në tregun e zi te paambalazhuar.

Mungesa e tregut rrezikon që fermeri të braktisë kultivimin e ullinjve. Ndërkohë Ministrja  e Bujqësisë Frida Krifca u shpreh se në muajin mars do të lidhet një marrëveshje me Italinë ku ulliri do të ketë pjesën e vet. Kultivuesit e ullirit në Mallakastër e shohin jo vetem të vonuar këtë marrëveshje por edhe shumë të vështirë.

 Të shikosh kushtet e fermerit sot dhe Mallakastrës prodhimi është shumë i mirë dhe i mbarë por fatkeqësia është se ne nuk kemi treg për të shitur vajin e ullirit dhe nëse qeveria e ka sinqerisht këtë punë do jemi të këanqur. Zona jonë shquhet për vajin e ullirit. Kërkojmë që edhe minstrja ta bënte më përpara këtë nismë, është e vonuar. Do jemi të kënaqur nëse do lidhi kontrata me Italinë. Po të shikojmë ne treg vajrat e ndryshëm kanë 3500 të vjetra ndërsa vaji cilësor i ullirit po 3500 është një mëkat shumë i madh. Duhet të kalojë mbi 6 mijë lekë të vjetra që edhe fermeri atë djerësn e tij të punës. “– kanë thënë ata.

Ata shprehen te indinjuar se qeveria shqiptare e ka lënë në mëshirë të fatit fermerin duke e braktisur të pandihmuar teksa theksojnë se në këto kushte jo vetëm do te heqin dorë nga kultivimi i kesaj kulture por edhe mund ti presin për dru zjarri.