Home AKTUALITET Vaksinimi antiCOVID/ Kryhen 1,016,554 vaksinime

Vaksinimi antiCOVID/ Kryhen 1,016,554 vaksinime

15

Ka vijuar vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për personat mbi 50 vjeç dhe punonjës të institucioneve në kontakte direkte me qytetarët.
Në 24 orët e fundit janë kryer 5,257 vaksinime dhe prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,016,554 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 431,722 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.
Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.