Ditën e nesërme Komisioneri europian për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Várhelyi do të vizitojë Tiranën. Sipas informacioneve, diplomati do të zhvillojë një vizitë në Bypassin e Vlorës.

Gjatë vizitës, pritet të ketë një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.

Kujtojmë se By-passi i Vlorës u hap për qarkullim më 7 korrik. Ndërsa para kryeministrisë mbahej protesta e opozitës, kryeministri i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Ballukua inspektuan punimet në aksin e sapo hapur.

Ndërkohë, kujtojmë se kryeministri Edi Rama ndodhej sot në Bruksel ku është takuar me shefin e NATO-s Jens Stoltenberg.

Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera shefi i NATO-s falenderoi Shqipërinë për ratifikimin me shpejtësi të protokolleve të anëtarësimit të Finlandë dhe Suedisë. Kjo, sipas Stoltenberg, do të forcojë NATO-në dhe do të rrisë sigurinë për këto shtete.