Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në zonën e Zallës në Fushë Krujë, në afërsi të një fabrike çimentoje.

Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës, ndërsa është djegur një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.

Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Aktualisht nuk paraqitet rrezik për nënstacionin elektrik apo objekte te tjera që ndodhen aty pranë.