Mutacioni “Delta” është përhapur tashmë në Britani dhe Rusi, ndërsa ka tendencë të përhapet në Evropë dhe SHBA. Gjermania për shkak të variantit “Delta” mendon të ndalojë  plotësisht hyrjen e turistëve britanikë në tokat evropiane.

Profesoresha e Epidemiologjisë në Greqi, Athena Linou , e cilësoi mutacionin e ri “diçka që duket si një pandemi e re”. Ajo theksoi se respektimi i masave të higjienës duhet të vazhdojë “vazhdimisht dhe mbi të gjitha popullata duhet të vaksinohet”.

Ndërkohë Ministria Australiane e Shëndetësisë  pretendon se virusi transmetohet në vetëm 5-10 sekonda në një qendër tregtare, në fakt pa asnjë kontakt ose grumbullim njerëzish, shkruajnë gazetat lokale.

“Delta” që pritet të mbizotërojë deri në gusht, gjithashtu kërcënon turizmin në një kohë kur rimëkëmbja e turizmit evropian në veçanti është në zhvillim e sipër, raporton Ora News.

Organizata Botërore e Shëndetësisë mbivlerëson rëndësinë e vaksinimit me të dyja dozat, pasi të dhënat tregojnë se muri i imunitetit të nevojshëm tejkalon 80%. Kjo u pa edhe në rastin e Izraelit. Megjithëse vendi kishte arritur një shkallë jashtëzakonisht të lartë të imunitetit prej 60%, kjo rezultoi e pamjaftueshme për mutacionin Delta.

Sidoqoftë, është ngushëlluese, pasi sipas të dhënave të Pfizer dhe AstraZeneca , vaksina me të dyja dozat trajton mutacionin serioz përkatësisht me një normë prej 96% dhe 92%.

ORA TV