Banorët që jetojnë pranë varrezave të reja të qytetit të Durrësit kanë dalë në protestë këtë të shtunë. Ata thonë se zgjerimi i varrezave sjell makth për fëmijët e tyre, dhe se Bashkia duhet të paktën të ndërtojë një mur rrethues.

“Varret po na mbysin, kërkojmë një mur rrethues, të vijnë ta piketojnë, dhe nëse nuk ka fonde e bëjmë dhe vetë. Ne kemi që në vitin 1990 këtu, nuk mund të jemi pjesë e motreve çdo ditë, djali im 3 vjeç zgjohet natën me makthe. Unë e kam blerë tokën në vitin 1990, ka pasur mur rrethues, dhe ndaj e kemi bërë shtëpinë”, shprehet një prej banorëve.

Ata thonë se fillimisht bashkia ju ka premtuar atyre se nuk do të ketë zgjerim të varrezave pa ndërtuar murin rrethyes, premtim i cili nuk është mbajtur.

‘Kështu si e kanë nisur këta nuk iu dalin as kodrat e kallmit, ne kërkojmë që të bëhet një mur rrethues që të mos shikojmë kush varroset dhe kush jo. Varrin e parë kanë ardhur dhe e kanë bërë me polici këtu. Ka ndejtur policia këtu derisa është groposur ropi.’.

Shqetësimi kryesor i këtyre familjeve padyshim që ka të bëjë me mirëqënien e fëmijëve të tyre.

“Ne kemi ardhur për një jetë më të mirë, i kemi 20 metra larg, kam 15 fëmijë, se jam edhe gjysh edhe bab. Apeli im është që duhet ta kuptojë vetë shteti që kjo gjë nuk mund të bëhet. Duhet të ketë një kufi”.