Pas vdekjes së vogëlushes 3-vjeçare në Elbasan, babai i pikëlluar shprehet për mediat se nuk e di si mund të humbë jetën një fëmijë vetëm nga viroza.

Ai shpjegon se e mitura ishte sëmurur që para 8 ditëve dhe mjeku i kishte dhënë ilaçe për bronkopneumoni.

Sot, 3-vjeçarja mbërriti në gjendje shumë të rënduar shëndetësore në spital dhe mësohet se pas disa serumeve ndërroi jetë.

Burime pranë spitalit të Elbasanit konfirmojnë se fëmija është paraqitur në spital me temperaturë të lartë dhe shenja të gripit stinor.

Mjekët e kanë mbajtur nën vëzhgim dhe për shkak të komplikacioneve ka ndërruar jetë në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm. Aktualisht pritet ekspertiza mjekoligjore për të zbardhur shkaqet e sakta të humbjes së jetës së të miturës.

“Goca dy vjec e gjys pa u sëmur asnjëherë, u sëmur para një jave e solla që ta vizitoj.

Doktori tha është virozë e më dha një qese me ilaçe e ika në shtëpi. Kur e solla sot në spital mori serum e vdiq.

Kishte 8,9 ditë kështu. Nuk e di si më iku goca!”-tha ai.