Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeçar, i cili kishte shkuar në spital me temperaturë të lartë.

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 19.01.2022, në orët e para të mëngjesit është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, shtetasi i mitur A. I., 3 vjeç, i cili pas disa orësh ka humbur jetën.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.