Një aksident i rendë me vdekjen e një 22-vjeçareje është regjistruar sot në Tiranë. Aksidenti ka ndodhur pak pas mesdite ne Alias, ku 22-vjeçarja ishte pasagjere në mjetin që drejtohej nga i ati i saj.

Sakaq drejtuesi i mjetit, shtetasi H. S., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Më datë 03.09.2023, rreth orës 13:00, te kthesa e Valiasit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin H. S., me automjetin me drejtues shtetasin Sh. O., (babai) dhe pasagjere shtetasen F. O., 22 vjeçe (vajza). Si pasojë e aksidentit shtetasja F. O., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi H. S., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit– njofton policia.