Ukraina dhe forcat separatiste të mbështetura nga Rusia raportuan të martën se një depozitë me acidit nitrik ishte hedhur në erë në Ukrainën lindore, duke krijuar një rrezik serioz potencial për banorët vendas. Ndërkohë palët akuzojnë njëra-tjetrën për ngjarjen.

“Në Rubizhne, rajoni i Luhanskut, trupat ruse goditën një depozitë me acid nitrik,” tha në Telegram David Arakhamia, një anëtar i ekipit negociator të Ukrainës në bisedimet e paqes me Rusinë.

Guvernatori i rajonit të Luhanskut, Serhiy Haidai, u tha banorëve në një mesazh në Facebook: “Mos dilni nga strehimoret. Nëse jeni brenda – mbyllni dritaret dhe dyert.”

Luhansk është pjesë e rajonit të Donbasit ku separatistët e mbështetur nga Rusia kanë luftuar kundër ushtrisë ukrainase që nga viti 2014.

Forcat e armatosura të Republikës Popullore të Luhanskut të vetëshpallur, të mbështetur nga Rusia, thanë në Telegram se ishin “formacionet nacionaliste ukrainase” kishin hedhur në erë rezervuarin e acidit përpara se të tërhiqeshin nga qyteti. Ata thanë se ishte krijuar një re të rrezikshme gazi helmues.

Reuters raporton se qeveritë perëndimore kanë thënë se janë të shqetësuara se Rusia ose përfaqësuesit e saj mund të kryejnë një sulm kimik si pjesë e luftës në Ukrainë dhe ta fajësojnë palën tjetër. Moska thotë se i frikësohet përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë nga Ukraina.