Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka udhëtuar drejt New York-ut në SHBA. Ai ka publikuar në rrjetin e tij social, Instagram një foto me djalin e multimiliarderit George Soros, Alex Sorosin.

Në krah të postimit, Veliaj shkruan se është i lumtur që takoi Alex Soros me të cilin do të bisedojë mbi vizionin se si ta çojnë përpara zhvillimin e Tiranës.

Postimi i Erion Veliajt:

Sot në Nju Jork për perurimin e rrugës “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. Shumë i lumtur që takova vëllain tim, Alex Soros, për të biseduar mbi vizionin si ta çojmë përpara zhvillimin e Tiranës.

Open Society e ka transformuar shoqërinë tonë – nga ndërtimi i shumë i shkollave, te qindra bursa për të rinjtë jashtë vendit.