Simone Inzagi dhe Interi i tij do të luajnë çdo gjë në ditën e fundit të kampionatit, aty ku edhe pse jo të gjitha gjërat varen nga ata.

Zikaltërve u duhet patjetër një fitore ndaj Sampdorias për të shpresuar te titulli. “Unë e di si fitohet titulli në javën e fundit”, ka qenë fjalia shpresëdhënëse e trajnerit në konferencën pas ndeshjes, referuar atij të fituar me Lazion si lojtar, që është pasuar nga ndarja e emocioneve dhe besimi që ambienti zikaltër ka ende te titulli.

Milani do të luajë kundër Sasuolos, ku tekniku i Interit thotë: “Sasuolo ka një ekip të shkëlqyer, me individualitete me cilësi të larta teknike. Java e fundit do të jetë e hapur në të gjitha frontet dhe mendoj se do të jetë argëtuese për të gjithë. Nuk do të dorëzohemi dhe do e luajmë të gjithën deri në fund.

Në futboll nuk duhet të dorëzohesh kurrë dhe skuadra ime e ka treguar gjithmonë këtë gjë. Nuk lëshojmë as një centimetër. Unë e kam një precedent, atë të Skudetos së fituar me Lazion në ditën e fundit dhe e di si përballohen situatat”.