Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur sot në ‘Neës24’ për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të çuar në Komisionin e Venecias vendimin për zgjedhjet vendore. Ai tha se do ishte gati kur të duan dhe me kë kandidat të duan.

“Po presidenti bëri një shkelje duke anuluar zgjedhjet, por zgjedhjet ndodhën gjithsesi dhe shkelja nuk duket aq e rëndë sa për shkarkimin. Për zgjedhjet dhe Presidentin Venecia u shpreh. Ajo që është pres si shqiptar, kemi parë çudira dhe nga Gjykata Kushtetuese, thanë që VKM nuk vlen, pastaj kur e pamë të zbardhur ishte e vlefshme prishja me vendim të bashkisë. Pres një përgjigje nga që i kënaq të gjithë dhe opozitën. Zgjedhjet kur të duan dhe kur të jenë gati me një kandidat kë të duan për të parë ofertat më të mira.

E shoh sekëlldinë e tyre. Sot dhe kundërshtari ynë më i madh është bërë më i pasur, nga ato që kemi bëreë. Këtë fundjavë prezantojmë flotën e parë të autobusëve të parë hibridë. Jam i përkushtuar t’i shkoj deri në fund premtimeve, pavarësisht se shumë prej projekteve u desh t’i alternonim rrugës. Fakti që nuk jemi tërhequr nga asnjë projekt dhe Tiranës sot i rritet vlera 11-12% çdo vit. Kushdo që gdhihet sot në Tiranë është më i pasur se një ditë më parë.”, tha Veliaj.

fax