Politikanëve do ti verifikohet jo vetëm pasuria, por edhe rastet me personat që kanë dalë në fotografi.

Vetting i deputetëve dhe drejtuesve të lartë në shtet propozohet përmes një projektligji prej 42 nenesh të dorëzuar nga Lulzim Basha.

Për këtë qëllim kërkohet të ngrihet ehe Autoriteti për luftën kundër korrupsionit

Sipas PD-së së Bashës ILDKPKI ka dështuar në misionin saj ndaj pasurinë e politikanëve dhe të familjarëve të tyre do ta kontrollojë një autoritet i ri i krijuar që do të quhet Autoriteti për Luftën Kundër Korrupsionit, kontrollit të interesave private dhe të figurës!

Sipas propozimit të paraqitur në këtë dokument me 42 nene një politikan mund të humbasë të gjitha funksionet e tij qoftë edhe nëse ka dalë një fotografi me një person që mund të jetë përfshirë në krim.

Ky përcaktim parashikohet në pikën 39 fraksion 5 të projektligjit.

Pastërtia e Figurës është një tjetër kriter i cili do t’i nënshtrohet skanimit.

Vettingu i politikanëve do t’i ngjajë vettingur në drejtësi, ndërsa veç politikanëve ato do t’i nënshtrohen të gjitha organet kushtetuese, përfshirë edhe drejtorët e përgjithshëm, ndërsa një subjekt mund të ketë nevojë të paraqitet edhe në seancë publike ku do të duhet të arsyetojë çdo qindarkë të pasurisë së tij!