Ecja me shpejtësi tej normave në rrugët e Shqipërisë është kthyer në një fenomen shqetësues. “Të fortët” me makina luksoze janë bërë edhe shkaktarë për vdekjen e qytetarëve të pafajshëm, që lëvizin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Por duket se “kamikazët” nuk pyesin as për policinë. Një tjetër rast shokues është publikuar në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një “shofer” që nget një makinë tip “Audi”, dhe udhëton me një shpejtësi mbi 130 km/ në aksin Tiranë-Durrës, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h.

Ai i vihet pas një furgoni policie, të cilit ia “bën me drita” që t’i hapë rrugën. Prej disa metrash “audi” nuk i ndahet policisë saqë e detyron të ndërrojë korsinë, ndërsa shpejtësia vijon të rritet.

fax