Një zjarr masiv ka përfshirë në zonën e Knallës në afërsi të Shëngjinit ditën e sotme. Zjarri vazhdon të përhapet me shpejtësi duke u kthyer në kërcënim për banesat aty pranë.

Në videot e siguruara nga Fax News, shihen flakët e mëdha.Burime bëjnë me dije se shkak për rënien e zjarrit është bërë djegia e qëllimshme e një grumbulli mbeturinash.

Ka qenë era e fuqishme ajo e cila më pas ka ndihmuar në avacimin e flakëve drejt tokave bujqësore.

Fax Web