Të paktën 4 persona kanë mbetur të plagosur nga aksidenti ne metalurgji mes tyre edhe nje femije

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 09.08.2022, rreth orës 16:30, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji , shtetasi D.Z., 40 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka dalë rruga , ështê dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 3 fëmijet e tij të mitur, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Vijon….