Njoftimi i Policisë:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë ndaluan me iniciativë një 15-vjeçar, banues në Korçë dhe po punojnë për kapjen e shtetasve A. Ll., 20 vjeç, banues në Korçë dhe një 14-vjeçari, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr. 2, Korçë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë vjedhur një shumë lekësh dhe një celular, në dyqanin e një 41-vjeçareje.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 44 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare në automjetin që ky shtetas drejtonte, iu gjetën 15 pako me duhan të grirë, të dyshuar kontrabandë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Një 15-vjeçar është ndaluar nga policia në Korçë, pasi në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë vodhën një shumë lekës dhe një celular në një dyqan. 15-vjeçari është banues në Korçë, ndërsa dy shtetasit e tjerë: një 14-vjeçar banues në Tiranë dhe një 20-vjeçar (A.Ll.), banues në Korçë u shpallën në kërkim. Vjedhja ndodhi në dyqanin e një 41-vjeçareje në lagjen nr.1 të qytetit të Korçës.

Ndërsa, një 44-vjeçar banues në Belsh u arrestua nga policia pasi në dalje të kufirit gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, iu gjetën 15 pako me duhan të grirë, të dyshuar kontrabandë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.