Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit Alban Vokshi ndërsa ka komentuar arrestimin e ish-deputetit socialist Alqi Ballko, tha se ai mori garanci nga Kryeministri, siç ndodh me ligjet mafioze. Në një intervistë në “Ora neës”, deputetja tha se po tentohet të fshihen disa aspekte të kësaj afere.

“Ka tashmë disa ministra dhe deputetë në burg dhe po hetohen për afera të ndryshme nga më të mëdhatë korruptive. Ne sot përcollëm shqetësimin se po tentohet që të fshihen disa aspekte apo një pjesë e korrupsionit të një afere që mund të konsiderohet ndër më të mëdhatë në vitet e fundit. Janë më shumë se 400 milionë euro të programuara dhe nëse ecin me këtë ritëm shuma do jetë shumë më e madhe nëse nuk do ketë reagim nga ana e SPAK-ut. Është një aferë shumë e madhe, janë 430 mln euro të programuara për të shkuar te klientët e Edi Ramës dhe nëpërmjet klientëve të Edi Ramës e sigurt që shkojnë te Edi Rama dhe tek ministrat.

Ku ishte Alqi Bllako 12 orë? Pse nuk u arrestua, ku shkoi, kë takoi? Me kë negocioi? Nëse i referohemi kronologjisë që në momentin që SPAK lëshoi fletën e arrestit, u njoftua policia që të ruante shtëpinë e Alqi Bllakos. Kemi pasur deklarata kontradiktore dhe të nesërmen u bë publike edhe nga SPAK që e akuzonte policinë se është vonuar. Pra Alqi Bllako paska marrë një garanci. Nga kush e ka marrë garancinë përveçse nga Edi Rama për të heshtur, për të mbyllur gojën sikurse ndodh edhe në ligjet mafioze”, tha Vokshi./Opinion