Qindra qytetarët në pritje çdo ditë

Prej më shumë se 3 muajsh në qytetin e Elbasanit ndihma ekonomike nuk është ndarë  dhe kjo ka bërë që çdo ditë pranë ambientëve ku bëhet ndarja e saj të krijohen rradhë të gjata nga qytetarët prej disa ditësh. Ata shprehen të shqetësuar për vonesat e shkaktuara pasi për pjesën më të madhe të tyre kjo  ndihmë  ekonomike është e vetmja mundësi të ardhurash dhe se për ta marrja e këtyre të ardhurave është jetike. Thonë se e  kanë për të paguar faturat, të blejnë ushqime, medikamente dhe se prej muajsh nuk kanë mundur ti bëjnë këto sherbime për familjarët e tyre .

Ndër të tjera ata rrëfejnë se dhe punonjësit e zyrës së punës janë treguar të pakujdesshëm dhe neglizhentë . Për ditë me rradhë me qindra qytetarë qëndrojnë jashtë në temperaturë të  larta duke krijuar rradhë të gjata  pritjeje  dhe se në fund nuk marrin shërbimin e merituar por vetëm një fjali ”Kthehuni përsëri nesër”.