30 vjeçari Eduart Kësolla i arrestuar një ditë më parë si autor i vrasjes së 47 vjeçarit Prek Tonaj, ka mohuar krimin para oficerëve të grupit hetimor.

Burime për Abc bëjnë me dije se 30 vjeçari, nuk ka pranuar akuzat për vrasjen e 47 vjeçarit mbrëmjen e së dielës në një lokal në fshatin Grudë e Re. Ai ka deklaruar se nuk ka qenë atë natë në vendin e ngjarjes.

Nga ana tjetër e tij prova që mendohet se ka bindur hetuesit e policisë se ky Kësolla është autor i dyshuar i vrasjes janë gjurmët e barutit të gjetura në duart e tij.

Policia e Shkodrës i ka shkuar në banesë 30 vjeçarit Kësolla menjëherë pas vrasjes, pasi dyshohet se kjo ngjarje ka lidhje me konfliktet e hasmërisë mes dy fiseve.

Ai është marrë nga shtëpia e tij dhe është shoqëruar për në ambientet e komisariatit të policisë së Shkodrës.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e 30 vjeçarit nuk i janë gjetur armë, megjithatë tashmë mbi 30 vjeçarin rëndon akuza e vrasjes për gjakmarrje.

Një ditë më parë policia ka vënë në pranga shtetasin 30 vjeçarin, duke e akuzuar për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje”, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet si autor i vrasjes së Prekë Tonaj.

lajmi ne perditesim