Policia italiane ka rrethuar zonën në lagjen Liberta në Bari të Italisë, për të hetuar në lidhje me vrasjen e një shqiptari, të ndodhur rreth orës 16:00 të pasdites së sotme. 29-vjeçari shqiptar Santino Xhyra me precedent të mëparshëm penalë u vra me tre plumba, në gjoks dhe bark ndërsa nuk është ende i qartë vendi ku u qëllua ai.

Xhyra u dërguar me urgjencë drejt spitalit me një makinë private e cila dyshohet se drejtohej nga një tjetër shqiptar. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk mund të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.