Policia e Elbasanit është duke vijuar punën për neutralizimin dhe kapjen e 20 vjeçarit Klajdi Sh I cili mbrëmjen e kaluar qëlloi me armë zjarri duke I marrë jetën Madrit Ulqinakut. Në pikat hyrëse dhe dalësë të qytetit të Elbasanit vijojnë kontrollet por deri më tani pa rezultat. Madrit Ulqinaku, baba i 1 fëmije është qëlluar me armë zjarri nga 20-vjeçari me inicialet K.SH., sapo ka tentuar të hipte në makinën e tij.

Ai ka dalë nga lokali ku po konsumonte kafe, pranë stadiumit Elbasan Arena, ku është qëlluar dhe ka mbetur i vdekur në vend.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta, ndërsa po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorit./Egnatia news