Gjykata italiane ka lënë në burg algjerianin që ka vrarë shqiptarin Klajdi Bitri 23 vjeç me shtizë peshkimi.

Mediat vendase shkruajnë se 27 vjeçari algjerian, Fatah Melloul, që vrau të riun shqiptar do të mbetet në burg pa afat.

Algjeriani ka refuzuar të flasë për autoritetet duke mos dhënë versionin e tij për ngjarjen e rëndë, ku ai i mori jetën me një shtizë peshkimi të riu shqiptar Klajdi Bitri pas një konflikti të çastit. Pas vrasjes algjeriani është larguar me makinë me të dashurën e tij, por u kap vetëm disa orë më pas nga autoritetet italiane.

Sipas mediave italiane i riu shqiptar ka ndërhyrë për të shuar sherrin ku ishte përfshirë shoku i tij. Sherri ka ndodhur pasi makina ku ndodhej autori i vrasjes kishte bllokuar trafikun dhe nuk po i jepte përparësi automjeteve të tjera./abcnews.al