Chat-et aktuale në WhatsApp janë të gjitha end-to-end encrypted, por ky shërbim i ri do të bëjë të mundur që dhe backups të jenë të mbrojtura me të njejtin nivel mbrojtjeje. Kompania nuk dha një shpjegim se sa do të zgjasë shfaqja e ngadaltë e këtij shërbimi, por përmendi se dëshiron ta bëjë atë me kujdesin maksimal për të siguruar një eksperiencë konsistente dhe të besueshme për përdoruesit e iOS dhe Android në të gjithë botën.

Arsyeja kryesore se përse ju duhet të ruani chat-et tuaja është në rast se ju humbni smartphone-in tuaj, do të mund t’i riktheni sërisht këto chats në një smartphone tjetër. Mirëpo tashmë ju nuk mund të riktheni backups të enkriptuara nëse ju nuk mbani mend password-in që keni vendosur.

Për të parë nëse ky shërbim është shfaqur në pajisjen tuaj mjafton të shkoni në Settings > Chats > Chat Backups > End-to-end Encrypted Backup dhe më pas ndiqni udhëzimet.

Kjo lëvizje e WhatsApp mund të rrisë presionin ndaj Apple, e cila përdor enkriptim në backups që bëhen në iCloud, por kompani ruan një çels vetë të këtij backup, që mund të përdoret vetëm nëse merret një vendim gjykate.