Reagimet ndaj mesazheve aktualisht ofrohen në shumë nga aplikacionet e Meta, si Facebook, Instagram, Messenger, dhe aplikacioni më i ri që do të përfitojë këtë shërbim do të jetë WhatsApp.

Falë leaks-ave të fundit ne kemi mësuar se si do të duket ky shërbim gjatë përdorimit në aplikacion. Siç raportohet nga WABetaInfo, message reaction është duke u testuar aktualisht nga disa përdorues të versionit beta 2.22.8.3. Ai funksionon në mënyrë mjaft të ngjashme me platformat e tjera, me të njejtat 6 reagime. Gjatë muajve të fundit, kompania ka shtuar disa settings për të menaxhuar njoftimet që vijnë pas reagimeve për aplikacionet në iOS dhe WhatsApp Desktop beta, dhe kjo gjë nuk është një surprizë.

Screen-Reactions-WhatsApp.jpg

Sigurisht për momentin gjithçka është e kufizuar në një testim tepër të limituar që i është ofruar vetëm disa përdoruesve. Nëse ju dëshironi të provoni fatin tuaj, shkarkoni versionin më të ri beta të aplikacionit. Nëse nuk jeni regjistruar në programin beta të WhatsApp në Google Play Store, ju mund të regjistroheni ose të shkarkoni këtë version nga APKMirror manualisht.

Për sa kohë testimi ka nisur në një version beta të aplikacionit, ne besojmë se nuk do të na duhet të presim shumë gjatë deri në momentin që shërbimi të bëhet i aksesueshëm nga të gjithë.