Rreth 50% e të ardhurave të familjeve elbasanase shkon për ushqime

Një familje shqiptare, me mesatarisht 3.6 persona shpenzon çdo muaj 83.4 mijë lekë për të plotësuar nevojat e saj për ushqime, pije, drita, qira, ujë, veshje, shëndet, telekomunikacion, argëtim, kafe, dreka etj.

Si në asnjë vend tjetër të Europës, rreth 42% e kësaj shume shkon për blerjen e ushqimeve dhe pijeve alkolike.

Në vlerë, sipas INSTAT, një familje shpenzonte mesatarisht rreth 35 mijë lekë në muaj për Ushqim dhe pije jo-alkolike.

Për 769 mijë familje që ka në vend, sipas të dhënave të INSTAT, shpenzimi mujor vetëm për ushqime pritet të jetë të paktën 1.5 miliardë lekë, ose rreth 13 milionë euro më shumë përgjatë marsit. Çmimet e produkteve ushqimore u rritën ndjeshëm në mars, pas problemeve globale që shkaktoi sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës. 30 artikujt kryesore të shportës së mallrave ku përfshihen nafta dhe gazi me datën 15 mars u shiten 20 për qind me shtrenjtë se në janarin e këtij viti.

Sipas qarqeve, familjet e Vlorës, Dibrës dhe Elbasanit shpenzojnë më shumë për ushqime, me 49.1% të totalit. Qytetarët e Elbasanit konfirmojnë se se thuajse gjysma e të ardhurave të tyre shkon vetëm për ushqim dhe rritja e konsiderueshme e çmimeve ia ka vëshirësuar shumë jetën.

Më e vështirë situate është për të moshuarit të cilët veç shpenzimeve për ushqim kanë edhe shpenzimet për medikamente . Zhgënjimi I tyre duke qartë teksa flasin se si duhet ti ndajnë të ardhurat.

Shqipëria, një nga shtetet më të varfra të Europës, renditet si vendi, ku banorët e saj shpenzojnë më shumë për bukë dhe drithëra në raport me të ardhurat e tyre.Sipas tabelave të publikuara nga Instituti Europian i Statistikave (Eurostat), shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra, si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB- që mat vlerën e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara nga ekonomia në një vit) ishin 4.8%, në vitin 2020, më të lartat në Europë.Viti pandemik ka ndikuar në rritjen e shpenzimeve për këtë produkt jetësor, teksa në periudhën 2016-2019, ky tregues ishte ulur në 4.7% të PBB-së.Varësia e lartë nga buka dhe drithërat është dhe një nga arsyet pse shitjet e miellit arritën rekord javët e fundit, teksa konsumatorët nxituan të blinin këtë produkt nga frika se ai mund të shtrenjtohej, apo të ishte në mungesë në të ardhmen.