Autoritet turke kanë nisur hetimet për versionin e ri të WhatsApp, i cili kërkon që të ndash më shumë të dhëna me Facebook.
Platforma popullore e mesazheve është kritikuar shumë kohët e fundit për shkak se kërkon nga përdoruesit që të bien dakord me termat e reja ose përndryshe do të rrezikojnë humbjen e llogarisë së tyre më 8 shkurt.
Facebook po pretendon të monetizojë WhatsApp duke lejuar reklamuesit të kontaktojnë me klientët direkt nëpërmjet aplikacionit, ndërkohë që këto ndryshime kanë nisur të funksionojnë së fundmi.
Nëpërmjet këtij hapi, përveç mesazhit që mbetet i koduar, reklamuesit mund të marrin informacion nëpërmjet profilit tuaj, duke thyer privatësinë.
Autoritetet turke kanë refuzuar këtë version të ri të WhatsApp duke I dënuar rëndë rregullat e reja. Shumë politikanë i kanë bërë thirrje qytetarëve të bojkotojnë aplikacionin, duke përdorur kështu aplikacione vendase.
Ndërkohë që opozitarët turk kanë thënë se kjo është një politikë e qeverisë për të vendosur nën kontroll edhe privatësinë e turqve.