Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit për të rritur ndërgjegjësimin dhe kontrollet e grave në mënyrë që kjo sëmundje të mund të parandalohet pa shkuar në gradën e fundit ku është e pakurueshme.
Ditën e sotme në kuadër të sensibilizimit u organizua edhe një lloj konference nga gratë, ku morën pjesë edhe deputete, siç ishte edhe Albana Vokshi.
Ndërsa ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim është parë këtë ditë duke ecur në krah të deputeteve Grida Duma dhe Jordia Tabaku në kuadër të marshimit për sensibilizimin e grave në luftën kundër kanceri të gjirit.