Ambasada amerikane përmes një postimi në facebook ka njoftuar mbylljen e festimeve për 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë.

Ambasada lajmëron se festimet do mbyllen me mesazhin e ambasadores aktuale në Shqipëri, Yuri Kim e cila shprehet se është privilegj të shërbesh si diplomate amerikane në botë, por Shqipëria është e veçantë.

“Javën e kaluar, ne festuam 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe e kremtuam këtë date të rëndësishme për dy vendet tona duke postuar mesazhet e ish-Ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara për popullin shqiptar.

I mbyllim festimet tona me mesazhin e Ambasadores sonë aktuale të Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, e cila mbërriti në Tiranë në janar 2020.

“Është privilegj të shërbesh si diplomat amerikan kudo në botë – por më lejoni të them se Shqipëria është e veçantë. Që nga momenti kur mbërrita, kam ndier ngrohtësinë e popullit shqiptar dhe lidhjen e thellë që ekziston midis dy vendeve tona”, thotë Ambasadorja Kim.”

Ora news