Pas Vlorës, ambasadorja amerikane Yuri Kim është ndalur për një vëzhgim edhe në Elbasan. Diplomatja amerikane është ndalur në një nga qendrat e votimit për të monitoruar nga afër procesin zgjedhor. Kim ka thënë se ishte pranishme edhe në disa qendra votimi në qytete të tjera të vendit.
Duke folur për mediat në Vlorë, ambasadorja theksoi se: “Nuk duhet ushtruar asnjë presion ndaj votuesve dhe është e rëndësishme që cdo votues të ushtrojë të drejtën e tij. Asnjë nuk duhet dhe ta blejë votën dhe është përgjegjësia e autoriteteve që të zbatojnë ligjet në mënyrë të barabartë”