“Herët a vonë do të vijë”. Ky është komenti i Ronaldos në Bobo TV mbi Super League.

“Ka shumë tema. Për mendimin tim, futbolli është vazhdimisht në zhvillim. Gjithmonë ndryshon dhe përmirësohet. Industria e futbollit vazhdon të rritet. Futbolli është sporti më i famshëm dhe më i praktikuar në botë. Nuk ka argëtim si futbolli.

Klubet më të mëdha duan më shumë para sepse e meritojnë. Reali tani merr Mbappé me 50 milionë në vit. Si e paguajnë? Ata kanë nevojë për më shumë para.

Është një shkallë. Edhe skuadrat e mesme do të marrin më shumë dhe rrjedhimisht edhe klubet më të vogla.

I gjithë ekosistemi i futbollit duhet të rritet. Champions është gara më e rëndësishme. Ne duhet të përmirësohemi gjithmonë.

Dhe me këtë lëvizje të Superligës ata e kanë kuptuar se duhet të përmirësohen. Herët a vonë do të ketë Superligë.

Jo si është tani! Ashtu ishte një fatkeqësi. Ka gjithashtu shumë dialog mes të gjithë liderëve të futbollit botëror”