Ministria e Brendshme në Bolivi njofton se zbuloi dy laboratorë gjigantë kokaine në parkun kombëtar të Noel Kempff Mercado në rajon e Santa Cruz.

Në rrethinat e laboratorëve u gjetën dhe disa fjetore të improvizuara, ku qëndronin 36 persona që punonin për prodhimin e lëndës narkotike.

Sipas ekspertëve në këto laboratorë mund të prodhoheshin afërsisht 100-150 kg kokainë në ditë.

Operacioni u organizua nga Task Forca kundër Narkotikëve dhe gjatë tij u sekuestrua dhe një sasi e madhe droge.

E gjitha nisi pas rrëzimit të helikopterit që narkotrafikantët përdornin për transportin e kokainës.