Një 63-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Bulqizës, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Hajri Lika 63 vjeç, banues në Bulqizë, i cili është arrestuar në flagrancë.

Policia njofton se në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Golovisht, njësia Administrative Gjoricë janë gjetur të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, në tokën që i përkiste 63-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Asgjësohen bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kultivimit të tyre.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Dibër,  kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit.

Si rezultat, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Golovisht, njësia Administrative Gjoricë janë gjetur të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. 

Nga kryerja e veprimeve hetimore dyshohet se autori i kësaj veprimtarie kriminale është shtetasi H. L., 63 vjeç, banues në Bulqizë, i cili është arrestuar në flagrancë. 

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.