Në Rrasë të Belshit para dy vitesh është zbuluar nga banorë të zonës një Term Romakë i cili nuk dihet nëse i përket një stacioni pushimi karrocash apo një vile antike. Ditën e sotme kanë zbritur në terren për të bërë gërmime Arkeolog si dhe student nga universiteti i Tiranës të degës së Arkeologjisë. Të cilët do merren me zbulimin e kësaj vepre antike.

Studentët që kanë ardhur për tu marrë me këtë zbulim shprehen të emocionuar që po nxjerrin në dritë një vënd banim romak dhe se të gjitha teoritë e mësuara në auditore mund ti vënë në zbatim.

Bashkia Belsh me anë të Inspektorit të trashëgimis kulturore arkeologjike thotë që ky objekt do jetë pikë atraktive për zonën e Belshit, objekt me vlera të jashtzakonshme.

Nga ana tjetër Arkeologët thonë se ky është një zbulim i rrallë për zonën e Belshit por dhe për Shqipërinë pasi është i pari Term i zbuluar në gjëndje të mirëmbajtur ku duken qartë ndarjet e dhomave dhe fuksionet përkatëse ajo çka nuk dihet është nëse ky term ka qënë në një stacion karrocash apo Term i ndonjë vile romake por gërmimet do nxjerrin në pah këtë fakt.

Ky projekt i Ministrisë së Kulturës bashkë me Institutin kombëtar i trashëgimnisë kulturore me mbështetje të Bashkisë Belsh do të vazhdojë në disa faza ku faza parë do jetë ajo e gërmimit dhe nxjerrjes në pah të këtij Termi, ndërsa faza fundit ajo e kthimit në një zonë të vizitueshme nga turistë të huaj dhe vëndas.