34 mijë gjimnazist iu nënshtruan testit

Sot u zhvillua provimi i parë i Maturës Shtetërore 2021 ku maturantët u testuan ne lëndën e gjuhës së huaj.

Në gjithë vendin janë rreth 34 mijë maturantë që iu nënshtruan  testit, që u zhvillua në 486 qendra provimi. Provimi u zhvillua me rregull dhe nuk pati shqetësime nga nxënësit.

Sa i takon përmbajtjes së tezës  Ministria e Arsimit ka rikthyer pyetjet me zhvillim dhe esenë për testet e gjuhës shqipe dhe gjuhës së huaj.

Teza sipas maturantëve  nuk kishte pyetje të shkallëzuara por te përshtatshme sipas niveleve të nxënësve.

Edhe këtë vit matura do të zhvillohet sipas protokolleve mbrojtëse Anti-Covid.

Ndërkohë provimet e tjera janë ato të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në datën 7 qershor, në 11 ai i Matematikës dhe në 15 lënda me Zgjedhje.