Producenti Turjan Hysko është një ndër emrat më të njohur të showbiz-it shqiptar, i cili njihet për formatet e tij të suksesshme televizive, me të cilat arrin të fiksojë të gjithë shqiptarët para ekranit.

Mirëpo, jeni kuriozë të dini si dukej Turjani para se të bëhej kaq i njohur?

Vetë producenti ka ndarë në Instastory një foto të tijën të vjetër, kur ishte në moshë shumë të vogël. ‘’Vizionar’’ ka shkruar Turjani sipër kësaj foto bardh e zi, e cila nga veshja duket të jetë realizuar gjatë stinës së dimrit.

E nostalgjia për fëmijërinë duket ta ketë kapur gjersa së shpejti po pret të bëhet baba, pasi bashkëshortja e tij, Orinda Huta është në pritje të ëmbel me fëmijën e tyre të parë. Ditë më parë çifti kanë zbuluar se gjinia e bebit është vajzë dhe janë shumë të lumtur.

Kujtojmë se së fundmi Eljo dhe Turi kanë rrëfyer për “Revista Who” shumë gjëra nga jeta e tyre, duke nisur nga fëmijëria e deri në ditët e sotme kur nuk arrijnë ta ndajnë se cili merr “famë” nga njëri apo tjetri. Turi është vëllai më i madh dhe është shprehur se nuk e mendonte se do të bëhej shokë me Eljon ndonjëherë, duke qenë se kanë dhe 8 vite diferencë bashkë.

“Më parë nuk e kam menduar që mund të bëheshim shokë, pasi përveç diferencës disi të madhe në moshë, rrethanat që na erdhën në jetë më “detyruan” të merrja një pozicion pak autoritar kundrejt Eljos, ama me kalimin e kohës gjërat u zbutën, Eljo u rrit dhe tani mund ta them që jemi shokë!”, ka thënë Turi për “Who”. Ai ka shtuar se në fillim bëhej xheloz për Eljon, por me kalimin e kohës gjërat ndryshuan.