Manchester United ka ndërprerë kontratën me Cristiano Ronaldon.

Klubi ka njoftuar se sulmuesi portugez largohet nga skuadra menjëherë pas prishjes së marrëveshjes me pëlqim të dyanshëm.

Më herët, futbollisti 37-vjeçar ka dhënë një intervistë në të cilën ka kritikuar drejtimin e Manchester United dhe trajnerin Eric ten Hag.