Alban Xhaferi zyrtarisht është president i Vllaznisëm, pasi përmes kompanive ku është administrator ka blerë aksionet e kuqebluve në masën 100 për qind. Bashkua Shkodër përfiton 637.5 milion lekë, ndërkohë që kjo nuk ishte oferta më e lartë që ishte bërë, por Joni SHPK që ofronte 1.5 miliard lekë u skualifikua.

NJOFTIMI – Bashkia Shkodër njofton fituesin ankandit me objekt “Shitje e aksioneve të K.F.Vllaznia Sh.A. ne masën 100%”:

Bashkimin e kandidatëve blerës/Operatorëve Ekonomik “ALBASPORT & ENTERTAINMENT, sh.p.k & ALBAPHOTO, sh.p.k., me përfaqësues të bashkimit të kandidatëve blerës z. Alban Xhaferi.

Vlera e ofertës pas zhvillimit të fazës përfundimtare konkurruese të ankandit është 63,750,000 lekë.

Autoriteti shitës, Bashkia Shkodër zhvilloi procedurën e ankandit më datë: 09.03. 2021 , ora 10.00, me procedurë të hapur për shitjen e aksioneve  e Klubit të Futbollit “VLLAZNIA” sh.a, në masën 100%. Vlera fillestare e shitjes me ankand 50,794,000 lekë.

Kanë qenë pjesëmarrës në procedurë ofertuesit listuar më poshtë me vlerat përkatëse të ofruara:

1.Bashkimi i operatorëve Almiro Gurakuqi, P.F, dhe Carpathia Albania shpk, me vlerë 45,833,333 (dyzet e pesë milion e tetëqind e tridhjetë e tre mijë e treqind tridhjetë e

tre) lekë pa TVSH.

55,000,000 (pesëdhjetë e pesë milion) lekë me TVSH.

2.Operatori Ekonomik /Shoqëria JONI 5 shpk, me vlerë 150,000,000 (njëqind e pesëdhjetë milion) lekë.

3.Bashkimi i operatorëve ALBASPORT & ENTERTAINMENT, shpk, dhe ALBAPHOTO, shpk, me vlerë 62,500,000 (gjashtëdhjetë e dy milion e pesëqind mijë ) lekë.

Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm:

1.Bashkimi i operatorëve Almiro Gurakuqi, P.F, dhe Carpathia Albania shpk.

2.Operatori Ekonomik /Shoqëria JONI 5 shpk,

Në përfundim të procedurës së plotë të ankandit , informojmë se bashkimi e kandidatëve blerës-“ALBASPORT & ENTERTAINMENT, sh.p.k dhe ALBAPHOTO, sh.p.k, me përfaqësues të bashkimit të kandidatëve blerës z. Alban Xhaferi është fitues.

Vlera e ofertës pas zhvillimit të fazës përfundimtare konkurruese të ankandit është 63,750,000 (gjashtëdhjetë e tre milion e shtatëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.