Lushnja ka prezantuar sot trajnerin e ri. Skuadra jeshilverdhë gjen zgjidhjen për pankinën, e cila ka qenë një problem për ta këtë sezon. Pas Koldian Duros dhe Edlir Tetovës, Lushnja ka vendosur t’i besojë drejtimin e ekipit Klevis Dalipit.

Ky i fundit ka përvoja të mëparshme në fushën e trajnimit në Shqipëri. Më parë Dalipi ka udhëhequr Partizanin, Luftëtarin, Korabin, Tomorin dhe Apoloninë. Mbetet për t’u parë se si do të shkojë kjo përvojë e re për 46-vjeçarin.