Zyrtari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Andi Verçani ka shpërthyer me një fjalor banal kundër të gjithë tifozëve të Kombëtares të cilët kritikojnë lojtarët kuqezinj pas humbjes turpëruese 5-0 ndaj Anglisë në “Wembley”.

Menjëherë pas humbjes, me një fjalor rruge Andi Verçani ka ofenduar të gjithë tifozët shqiptarë të cilët sipas tij nuk mund të kritikojnë lojën e Shqipërisë.

“Para një muaji këta ishin heronj për të gjithë shqiptarët dhe të gjithë donin të ishin në ‘AIR Albania’. Sot këta qenkan turpi i kombit. Shkonin mër q*huni.”, shkroi Andi Verçani.