Ndihmës Sekretarja amerikane për Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, ka mbërritur në Kryeministri, ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama.

Donfried ka shkuar në kryeministri së bashku me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Bëhet me dije se zyrtarja amerikane dhe Rama do të flasin për situatën politike në Shqipëri, por edhe për luftën në Ukrainë.

Kujtojmë që kjo vit vjen në një moment të rëndësishëm politik, por edhe në palanin e integrimit të Shqipërisë n Bashkimin Europian.

Zyrtarja amerikane ka planifikuar disa takime në Tiranë, ku më pas do të takohet me Enkelejd ALibeajn, Jorida Tabakun dhe Gazement Bardhin.