Janë më shumë se 1.6 milionë shqiptarë të cilët jetojnë jashtë vendit. Shifrat janë bërë publike nga INSTAT dhe te dhënat flasin për një rritje të numrit të shqiptarëve që ikin nga vendi, për një jetë më të mirë. Pjesa dërrmuese e të ikurve janë pjesa më vitale e vendit, mes moshave 20 dhe 50 vjeç. Vetë pozita e vendit ku jetojnë shqiptarët është e tillë që i bën ata të lëvizin në drejtime të ndryshme.

Shumica e tyre janë vendosur apo bëjnë përpjekje të vendosen në shtetet e ndryshme të Evropës Perëndimore, në SHBA dhe Kanada. Për qytetaret e elbasanit vendet e preferuara për të emigruar mbeten  Greqia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar Zvicër Francë etj.

Gjithashtu në Greqi ndodhet komuniteti më I madh I emigrantëve shqiptarë, të cilët u vendosën në këtë vend pas vitit 1990.. Shqiptarët përbëjnë aktualisht popullatën e katërt më të madhe në Zvicër. Shqiptarët nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare emigruan në Gjermani pas vitit 1971, me heqjen e vizave dalëse.

Pas vitit 1990 drejt Gjermanisë migruan dhjetra mijra shqiptarë nga Shqipëria. Diaspora shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar filloi të formohet pas vitit 1990.

Egnatia news